La Liga ka refuzuar një çek prej 222 milionë eurove për brazilianin Neymar
Tre përfaqësues të sulmuesit të Barcelonës kanë arritur në zyrat e “La Ligas” ditën e sotme, ku kanë paraqitur një çek prej 222 milionë eurove.
Por, ky çek është refuzuar, sepse klauzola e Neymar velen vetëm për skuadrat e kampionatit spanjoll.
“La Liga ka refuzuar pagesën prej 222 milionë eurove për Neymar, sepse kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat e La Ligas.
Por, edhe për arsye se nuk dihej origjina e parave”, tha Javier Gomez, përfaqësues i Neymarit.