Arsene Venger ka konfirmuar edhe një herë tjetër se Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenali.
Sulmuesi kilian po kërkohet me ngulm nga skuadra e Bajyernit të Mynihut dhe Manchester City, pasi ka edhe një vit kontratë me Arsenalin.
“Ai është i fokusuar. Vendimi im është i qartë, ai do të qëndrojë. Ai do ta pranojë këtë”, tha Venger.
“Sanchez do të jetë këtu sezonin tjetër dhe nëse kemi mundësi ta mbajmë edhe për shumë vite, atëherë do ta bëjmë”, theksoi më tej trajneri i londinezëve.