Shkëndija e Tetovës kualifikim spektakolar për në fazën e “play-off” të Europa League

3 Gusht 2017, 19:03Sport TEMA

Shkëndija e Tetovës ka marrë një kualifikim spektakolar për na fazën e “play-off” të Europa League.

Skuadra shqiptare, ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Lituanisë, Trakain, për t’u kualifikuar në fazën “play-off”.

Shkëndija humbi në ndeshjen e parë në transfertë me shifrat 2-1, por në sfidën kthyese bën një paraqitje fantastike duke shënuar tre gola dhe mos pësuar asnjë.

Autorët e golave për kuqezinjtë u shënuan nga ana e Besart Ibraimit në minutën  e 29-të dhe Ferhan Hasanit që shënoi një dygolësh në minutat 42-të dhe 88-të.

Tashmë, Shkëndija është dy ndeshje larg historisë, pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje