Neymar mesazh emocionues për Barcelonën pas largimit te PSG-ja

4 Gusht 2017, 11:40Sport TEMA

Neymar nga mbrëmë është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian është larguar pas 4 viteve fantastike në skuadrën e Barcelonës.

25-vjeçari u ka dërguar një mesazh një mesazh emocionues në Instagram

“Jeta e një sportisti lëviz nëpër sfida. Disa janë të imponuara, të tjerat janë rezultat i vendimeve tona. Barcelona ka qenë më shumë se një sfidë. Unë lumturohesha duke luajtur video-lojëra, pastaj u bëra pjesë e skuadrës katalanase, kur isha 21 vjeç, plot me sfida.

Mbaj mend ditët e mia të para në klubin katalanas, ndarjen e dhomës së zhveshjes me idhuj si Messi, Valdes, Xavi, Iniesta, Puyol, Pique, Busquets dhe të tjerë me shpresën se isha duke luajtur në një klub që është “më shumë se një klub. Barcelona është një komb që përfaqëson Katalonjën!”, ka shkruar Neymar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje