Prezantohet Neymar, flet për largimin nga Barcelona dhe zbulon një detaj për Pique

4 Gusht 2017, 15:18Sport TEMA

Pas shumë pengesave, më në fund Paris Saint-Germain ka prezantuar përforcimin e ri dhe më të shtrenjtë në historinë e futbollit, brazilianin Neymar.

Ishte vetë Sheiku i PSG, Nasser Al-Khelaifi, i cili së bashku me përforcimin e ri, dolën në një konferenc për media.

Transferimi i brazilianit ka thyer çdo rekord në botën e futbolli. Ai është transferuar nga Barcelona në Paris për 222 milionë euro.

Por lojtari më i shtrenjtë i cili ka heshtur deri më tani, ka zbuluar arsyet e largimit nga Barcelona dhe transferimit në PSG

Ylli brazilian, Neymar ka dashur që të provoj diçka të re në futboll dhe për këtë arsyeje ka vendosur që nga Barcelona të transferohet në PSG

“Unë kam kërkuar sfidë të re dhe për këtë jam larguar nga Barcelona. Zemra ime ka kërkuar që unë të transferohem në PSG, dhe do të bëj çmos që të fitoj tituj me këtë ekip”, ka thënë ai.

Sulmuesi i Brazilit thotë se nuk është larguar nga Barcelona për shkak sa ka qenë nën hijen e Lionel Messit.

“Nuk kam qenë i ndikuar për të bërë këtë zgjedhje, nuk jam larguar nga Barcelona për shkak të mungesës së lidershipit ose sepse u ndjeja siklet. Ky ishte në nga vendimet më të vështira në jetën time. Unë kam qenë i lumtur për katër vite në Barcelonë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që kam luajtur”, deklaroi Neymar

Por gjatë prezantimit ylli brazilian ka zbuluar diçka interesante.

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, disa ditë më postoi në “Twitter” një foto me Neymar dhe mbishkrimin “Ai qëndron”.

Por, tani të gjithë kanë filluar të tallen me mbrojtësin spanjoll, pasi Neymar vendosi që të afrohet nga Barcelona.

Kurse, Neymar zbuloi të vërtetën e statusit të Piques.

“Ishte momenti i relaksimit, ishim duke ngrënë së bashku. Unë i thashë atij që të mos e postoj atë sepse ende nuk dihej asgjë”, ka deklaruar Neymar.

1 komente në “Prezantohet Neymar, flet për largimin nga Barcelona dhe zbulon një detaj për Pique”

  1. XheJ eN Bi says:

    Eshte I madh.Kam 6 vjet qe e ndjek, qe kur ishte ne Brazil te Santos.
    Aty ishte ” kapo ” dhe bente cudira.Kur ishte ne forme Naymar, ishte dhe I gjithe ekipi,
    kur nuk ishte ne forme Naymar edhe 9 lotjaret e tjere ishin si te shushatur.
    Me ekipin e PSG do beje cudirat qe bente edhe ne Brazil.Me Santos-in te gjithe e dinin, nese nisej ne sprind
    ne krahun e tij te majte ,kushdo qe ta kishte topin do t’ja leshonte dhe aty nuk mund t’a ndalte askush, ose do ta
    prise me faull.
    Ne Brazil juajne loje me te rend se ne Europe,prandaj Naymar ishte mesuar me nderhyrjet e renda.
    Prandaj them se ne France do shohin Naymar te beje spektakel me driblime dhe finde qe pak I ka bere ne Spanje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje