Takimi i Metës me ministrin teknik të PD, nënkryetari i LSI i kërkon "llogari" presidentit: A e pyete për drogën? Nëse jo, thirre prapë…

4 Gusht 2017, 18:53Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas takimit të sotëm mes presidentit Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, që siç u tha nga zyra e shtypit ishte përqendruar tek situata nga zjarret në vend.

Por Luan Rama risjell në vëmendje listën ‘e famshme’ të deklaruar të 124 kriminelëve të drogës.

Ai pyet nëse është informuar presidenti në lidhje me këtë listën dhe kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve, duke përfshirë SHISH.

Statusi i nenkryetarit te LSI ne rrjetin social

Vëmendja tek zjarret, nuk duhet të na bëjë të “harrojmë” listën e kriminelëve të drogës!

Siç bëhet e ditur zyrtarisht, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, gjatë të cilit, citoj njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidencës:

“… Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe”.

Natyrisht, njoftimi është më i gjatë e më i detajuar, por thelbi është në çfarë citova më lart.

Shumë mirë deri këtu! Sepse zjarret po djegin Shqipërinë!

Dhe me gjithë përpjekjet e sforcuara dhe angazhimin e një morie institucionesh, edhe për shkak të një strukture inefiçente të mbrojtjes kundër zjarrit e të pa pajisur me e mjetet e nevojshme, zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë, sidomos në pyje, e të mbeten një rrezik i madh.

Mirëpo unë gjetiu e kam fjalën.

A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë “zjarrin” tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?

A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?

Vëmendja tek zjarret që po djegin Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë listën e kriminelëve të drogës!
E meqë po bëhet mbi një javë që Kryeministri deklaroi se e ka këtë listë, a ka ndërmarrë ndonjë veprim procedurial Prokuroria, qoftë edhe kryesisht, siç e lejon edhe Kodi i Procedurës Penale, pavarësisht faktit nëse e dërgon në Prokurori këtë listë Kryeministri apo jo?

Eshtë koha për luftë me forcën e ligjit ndaj çdo veprimtarie kriminale e sidomos, ndaj kultivimit e trafikimit të drogës!

Ndaj Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm për “listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës” dhe se çfarë po bëhet për t’i dërguar ata në duart e ligjit, duhet ta thërrasë sërish.

Duhet ta thërrasë e jo vetëm të informohet.

Duhet të thërrasë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Drejtorin e SHISH, edhe Kryeministrin, sepse lufta kundër drogës duhet kthyer në një aksion kombëtar.

Kjo është një luftë që duhet fituar medoemos, për të shpëtuar Shqipërinë!

16 komente në “Takimi i Metës me ministrin teknik të PD, nënkryetari i LSI i kërkon “llogari” presidentit: A e pyete për drogën? Nëse jo, thirre prapë…”

  1. vali says:

    U jargavite, o Leone!
    Ai edhe dy dite eshte dhe ti kerkoje llogari ! \
    hahahahahahah!
    Debil e bir debili!
    Informacion, spiunllek, Bllok ne dore per 700.000 euro… dhe te tjera si keto
    Kokepalaret shqiptare duhet te perkedhelin sedren e HAJDUTIT- PRESIDENT, ndersa ti vazhdo me misionin e ri:
    Fshiji dhe laji bythen presidentit tend, por ai nuk eshte peresidenti im!

  2. Dielli mbi Korab says:

    Foli ky qenushi i Monikes qe e zgjodhi per ta lepire,.. tani qe Likja eshte bo President
    Flasin keta hajduta e LSI-se qe 8 vjet vodhen dhe basterduan shtetin

  3. Taras Bulba says:

    O Luanesha Rama bolle me se je bo si Manjani per cdo gje thua Edi Rama ,po duhet te kritikohet per ato qe nuk jane ne interes te Shqiperise por me sa shoh ti ja fut pordhes kot mor Dibrani frikacak e servil,une qe po te shkruaj te njoh mire qysh kur shkonim per fushate neper rrethe ne vitin 1997 dhe me kujtohet dhe ngjarja ne Peshkopi ku ti u zhduke nga frika mor trimi i sotem mund te them dhe disa te tjera dhe kur u bere minister por do ti theme nje dite te gjitha se si i vure ate pasuri qe ke sot une po ta thame emerin besoj se do ta mbyllesh ate hale .

  4. Meta ik says:

    Te futi Monika per tu pronencuar keshtu, me te vertet shqiptaret ju besojne juve te LSI-se? Jo mor hajvan.

  5. tarrasi says:

    O debil o moster a njeri a cje??? Po kaq budalla u duket ky popull o debil. Po lere mor se I kerkon llogari Mona naten ne Krevat atij o plera te gjithe ju qe e ngritet sistemin e vjedhjes ne kulm.

  6. Voica says:

    Opozqerija me e organizuar ne bote…

  7. Renato says:

    Ciklopi hajdut fshihet ne AKBN. Aty Viktori ka bere kerdine me pasurite kombetare. Kuptohet qe Viktor Tushaj eshte dora e zgjatur e Ilir Metes. Prandaj te dashur rilindas drejtoni gishtin andej nga vidhen traret dhe kopacet e jo cipenjte dhe tregojini me fakte hajdutlleqet e milionave presidentit tone kryehajdut.

  8. Sefer says:

    LSI ose levizja e hajduteve te organizuar. Per here te pare ne historine e politikes kemi nje parti qe vjedh ne menyre te organizuar me ne krye Alibabain qe kemi nderin ta kemi mender president. Del ky kokrra e spiunit bir spiuni dhe kerkon te thote qe grazhdi i LSI eshte i mire sepse eshte i vjedhur. Mor debil cfare e kujton popullin shqiptar ti?

  9. Vladimir Freza says:

    E do listen Luan Rama se do te di se sa nga te vetet jane zbuluar dhe qe t’i nisi ne drejtim te paditur si ate baronin e droges ne Sarande. Turp e faqja e zeze per ty, per Like floririn,Moniken t’uaj e soj e sorollop si Petrit Vasili.
    Vladimir Freza USA.

  10. Jimi says:

    Do bejme lufte do tunden malet!
    Dhe fshati qeshet dhe bota tallet!

  11. vera e nxehte says:

    Po e dini se kush i ve zjarret? Ata qe u vinin tritol shtyllave dhe ata qe fusnin para ne xhep me zarfe. Ata duan ta djegin vendin qe te mos realizohet ajo e shkrete reforme ne drejtesi qe po u ha shpirtin. Sa me shume afrohet dita, aq me shume reprezalje do bejne “ata”. Prandaj, me kazma e lopata u thyeni koken se drejtesia s’ka ndermend te vihet aty.

  12. Treviso says:

    Promi nuk eshte droga che zjarret per LSI por presidenti te dale mbi kryeministrin, domethene Iliri te therrase ne presidente Ramen che ti kerkoje logari. Kryemafjozi che hajduti ti kerkoje llogarikryeministrit.

  13. ABC says:

    Kujton ky se nuk e dime ne qe nuk e rruajne fare per zjarret Meta dhe Demiraj?! Problemi eshte lista dhe ky L.Rama e di kete. Pot thuaj qe mbase nuk ka leshuar shume info apo nuk di dhe kaq.

  14. Shigjeta says:

    Bela e madhe me kata te LSI-se, kujtojne se erdhen nga tjeter planet , Like kungulli efoli ministrin e perkohshem te mari informacion per zjarret or karabush luan rama , ti do qe te perdoresh sadopak takimin per fitim politik ??? Me ta njejten llogjike une them , po per zullumet e Likes ?? ,a i hape dosjet ?? Cthone ato ??? Cfare kujtuat ju zoterinjte e lsi – se qe u haruan ??? Po jo or legen asgje nuk “mbytete, thjesht u fundosen per nje kohe te shkurter dhe do dalin prape ne siperfaqe sa te te pushojne dallget ” pse kujtoni se u bepresident Ilir Hajduti dhe ju do flisni si tedoni ??? Ju flisni , por jeni teqelbur koke e kembe , nga me i madhe deri tek me i thjeshti , jeni bande hajdutesh , te pamoralshem , !nga freyne era , ku ka interese personale me pak fjale jeni te felliqur , mbajti Meta gjthe keshilltaret e Bujar kapterit , imagjinoni kush jeni , nga vini e ku do shkoni, jeni nje satelit i pd-se , bashkepunetor ne vjedhje , ne tradhti per teritorin detar , se dhe atje tek problemi me teritorin detar , Meta qe ne qeverine e Saliut , nuk pashe te indinjohej dhe te bojkotonte mareveshjen e Lylit me Dora Bakojanin, jo per gje por Edit per cdo gje qe nuk te interesonte hidheshe si majmun dhe ishe gati te prishje mareveshjen ps_ lsi , atehere ??? Pse sebeje po qe se ishe patriot i madh o Like ??? Po ik or karabush, shyqyr zoti Shqiperia eshte shume e vogel dhe njifemi pak a shume te gjithe . Qene shume para te dhena nga Dora per detin shume shume para , dhe ato u ndane , dhe Likia si lapanjoz dhe i pamoralshem mori racionin e tij dhe nuk ndihej , kurse per vettingun na bente patriotin e lavdishem ik or horat e lsi-se , ndyresira te gjithe jeni

  15. saliu says:

    Luan Rama hijena e larguar nga PS, tani skuth i leshelise.

  16. Petrit says:

    E cpune ke ti Luan se cfar bisedoj presidenti me ministrin e brendshem,eshte puna e tyre,ti cfar e di \ilir Meten kryetarin e LSI..mos i fut hundet kudo zoti Luan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje