Edhe pse ka 17 vjet që është larguar nga Inter si lojtar, Christian Panucci vazhdon të kujtohet për atë që ka dhënë për zikaltërit në sezonin 1999-2000, por kësaj radhe jo për mirë.
Portali italian Ilussidario.net e rendit në dështimet e Interit, në rolin e “trekuartistit”.
“Shumë më e gjatë është lista e dështimeve që numëron edhe emra prestigjiozë si ato të Roberto Carlos, Grigoris Georgatos dhe Christian Panucci të cilët në këtë rol kanë dështuar te zikalërit”.
Në fakt, gjithçka ka lidhje me blerjen e mundshme të Interit, mesfushorit mëngjarash Dalbert Enrique.
Portali Ilsussidario.net ka hartuar një listë prej 27 lojtarësh gjatë 20 viteve të fundit te Inter dhe trajneri i ri i Shqipërisë përfshihet në atë “flop”.
Christian Panucci u aktivizua në 28 ndeshje në sezonin 1999-2000 duke shënuar një gol, ndërsa një sezon më pas u huazua te Chelsea në Angli.