Besnik Hasi “mahnit” grekët pas shortit, e njeh kundërshtarin me detaje

5 Gusht 2017, 14:19Sport TEMA

Vetëm pak minuta pasi shorti e njohu me kundërshtarin e tij në “play off”-in e Ligës së Kampionëve, Besnik Hasi doli përpara mediave për të reaguar.

Trajneri i Olimpiakosit i befasoi të gjithë me përgjigjen e tij sepse e njihte Rijekën me detaje.

Shihet qartazi që trajneri shqiptar e ka marrë seriozisht aventurën me Olimpiakosin dhe dëshiron të arrijë patjetër në fazën e grupeve të Champions-it.

“Rijeka është një kundërshtar i fortë. Prej vitesh është duke dominuar futbollin kroat dhe nuk humbet shumë ndeshje. Është një ekip që nuk pëson kurrë gola banalë dhe luan e ngjeshur në mbrojtje. Shpirti i skuadrës dhe forca e grupit janë armët e tyre më të forta. Për më tepër, nga ekipi i tyre është larguar vetëm një lojtar dhe kanë ruajtur grupin. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet për t’u kualifikuar”, ka thënë trajneri Besnik Hasi.

1 komente në “Besnik Hasi “mahnit” grekët pas shortit, e njeh kundërshtarin me detaje”

  1. Raimond vlonjati says:

    Qenka trajner inteligjent Hasi

    Pikerisht mbrojtja e ngjeshur na duhet tek Kombetarja jone ne ndeshjen kunder Spanjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje