Lucciano Moggi ka një model ku inspirohet, në Itali dhe në botë. Po flasim për modelin e Juventusit, të cilin ai kërkon që ta sjellë edhe te Partizani, aty ku luan rolin e këshilltarit. Projekti i tij ka bindur edhe presidentin Demi që t’i jap këtë rol të rëndësishëm për t’u këshilluar.
Nuk është aspak rastësi zgjedhja e Iulianos në krye të skuadrës, dhe as e dy blerjeve të fundit La Camera dhe Edgar Çani. Ky i fundit ka luajtur si një rol protagonisti te Patria.
“Unë nuk jam një dirigjent vendimmarrës, por një konsulent i presidentit Demi. Dhe si i tillë unë e këshilloi presidentin për të krijuar një “Juventus të vogël” që do të thotë të bëjë atë që bëra unë me klubin torinez, por dhe me Torinon apo Napolin. Për të krijuar një sektor interesant të rinjsh, jo vetëm duke u mbështetur te blerjet, pro dhe te shitjet” – u shpreh Moggi në një intervistë për “Tirana Times”.