Klubi i Partizanit njofton se ka arritur marrveshjen me Antonello Preitin, i cili do të jetë në detyrën Drejtor Sportiv i 15-të herë kampionëve të vendit.
Preiti do ti bashkohet skuadrës, në datën 10 Gusht në Itali për të nisur zyrtarisht bashkëpunimin me Partizanin.
Përgjatë karrierës së tij 20 vjeçare si drejtues profesionist, Preiti ka qenë pjesë e mjaft klubeve të njohur në Itali, ku veçohen Atalanta, Venecia, Mesina, Udineze dhe Parma.
Prezantimi i Drejtorit Sportiv Preiti, do të bëhet në ditët e para të muajit shtator , pasi skuadra të rikthehet në Tiranë.