“Blofi” i dytë në turin e Panuçit, shkon “dëm” udhëtimi për të ndjekur Abrashin

7 Gusht 2017, 11:46Sport TEMA

Trajner i ri, por zakon i njëjtë. Kristian Panuçi ka vijuar metodikën e punës së De Biazit për të ndjekur kuqezinjtë në ndeshjet e tyre zyrtare, apo edhe ato miqësore. Një javë më parë, Kristian Panuçi udhëtoi drejt Zvicrës për të ndjekur nga afër Taulant Xhakën, por trajneri i Bazelit nuk e aktivizoi për asnjë minutë.

Dje, Amir Abrashi ishte “i piketuari” i radhës për teknikun e kuqezinjve, por mesfushori është aktivizuar vetëm në fund të miqësores.

“Blofi i dytë”

Dëshira për t’u prezantuar nga afër dhe për të takuar lojtarët përpara se të vijnë në grumbullim ka bërë që Kristian Panuçi të nisë turin e fluturimeve nëpër Europë. Destinacioni i radhës për trajnerin kuqezi ka qenë Fraiburgu, ku skuadra e qytetit ka zhvilluar një ndeshje testuese me Torinon, shkruan “Panorama Sport”.

Vetëm tri ditë më parë, ky ekip u eliminua në Europa Ligë dhe Abrashi ishte në fushë përgjatë 90 minutave. Kjo ka bërë që dje mesfushori i përfaqësueses ta niste takimin vetëm pas minutës së 83-të. Në këtë mënyrë, vizita e trajnerit të Kombëtares në stadium ka shërbyer vetëm për takimin dhe për të folur me lojtarin, pasi në fushë ka pasur mundësi të shohë pak. Në këto kushte, duket se Abrashi ka qenë “blofi i dytë” i Panuçit.

Një javë më parë, qëndrimi në stol gjatë ndeshjes së Bazelit bëri që Xhaka të nervozohej më shumë sesa duhet dhe të mos dalë në takim me trajnerin e ri të Kombëtares. Udhëtimi i Kristian Panuçit drejt Zvicrës doli “blof”, për shkak se mesfushori kuqezi nuk pranoi që të takohej me trajnerin, duke mos iu përgjigjur mesazheve dhe telefonatave nga njëri prej ndihmësve të Panuçit që i kërkonin Xhakës të takohej me kreun e ri të pankinës kuqezi.

Situata e mesfushorit është tashmë në dorë të vetë trajnerit, i cili do të vendosë nëse do ta pranojë atë sjellje të Xhakës, apo do të ndërmarrë vendim drastik. Të paktën për ndeshjet e këtyre kualifikueseve që të mos e thërrasë Xhakën në katër ndeshjet e mbetura.

1 komente në ““Blofi” i dytë në turin e Panuçit, shkon “dëm” udhëtimi për të ndjekur Abrashin”

  1. enter"" says:

    PO ik mo aman, akoma me Xhaken ne kombetare???

    Se marr vesh, pse I lusni ythen nje lojtari te mbaruar…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje