Trajneri i ri i Kombëtares Christian Panucci vijon të ndjek nga afër futbollistët shqiptarë kudo në Europë. Strategu italian dje ka qenë i pranishëm në stadiumin e Metz “Stade Saint-Symphorien” për të ndjekur mbrojtësin Ivan Balliu.
44-vjeçari ka qenë vetë që ka njoftuar prezencën e tij në stadiumin e ekipit të Metz, teksa Balliu bëri një ndeshje pozitive duke luajtur për 90 minuta. Gjithsesi mbrojtësi që ka dhe pasaportë spanjolle nuk mundi të shmangte humbjen e ekipit të tij në javën e parë 1-3 ndaj Guingamp.
Kujtojmë që edhe De Biasi ka pasur tentativa për ta afruar në kombëtaren tonë, madje është përfolur se ai e ka refuzuar një ftesë të tij. Mbetet të shohim nëse Panucci do t’i dërgojë një ftesë.