Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

6 Gusht 2017, 17:26Sport TEMA

Arsenali është fituesi i Superkupës së Anglisë për vitin 2017.

“Topçinjtë” mposhtën ne finale skuadren kampione te “Premier League” Chelsean me rezultatin 4-1 pas ekzekutimit të penaltive, nderkohe koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-1.

Golin për Chelsean në kohën e rregullt e shënoi Victor Moses, kurse për Arsenalin shënoi Sead Kolasinac.

Nga penaltitë për Chelsean dështuan Thibaut Courtois dhe Alvaro Morata dhe shënoi vetëm Cahill, ndersa për “Topçinjtë” shënuan të gjithë, Walcott, Monreal, Chamberlain dhe Giroud.

Kështu Wengeri mposht në një finale Conte brenda vetëm pak muajsh, pasi në fund të sezonit të kaluar fitoi Kupën e Anglisë pikërisht ndaj “Bluve të Londrës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje