Rei Manaj drejt skuadrës Beneventos

6 Gusht 2017, 13:19Sport TEMA
Rei Manaj drejt skuadrës Beneventos

Për Rei Manajn duket se së fundi ka një shpresë dhe një shans për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Kuptohet që jo me Interin e Spaletit, por së fundmi në skenë është shfaqur skuadra e Beneventos.

Ekipi që është ngjitur këtë vit në Serinë A, ka nisur kontaktet me drejtuesit zikaltër për të marrë në formë huazimi sulmuesin shqiptar për këtë sezon.

Marrëdhënia e skuadrës zikaltër me këtë klub është shumë e mirë, duke qenë se në skuadrën e drejtuar nga Marko Baroni janë edhe dy lojtarë zikaltër:

Xhorxh Pushkash dhe Brajt Giamfi. “Sky Sport” ka bërë me dije se bisedimet janë drejt finalizimit dhe shumë shpejt shqiptari mund të ketë skuadër për të nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje