Partizani, gati emigrimi në Itali, më 19 gusht miqësore me Ternanën

6 Gusht 2017, 16:55Sport TEMA

Partizani po bën përgatitjet e fundit për të “emigruar” në Itali, atje ku edhe do të zhvillojë fazën trijavore përgatitore verore në Casha, një qytezë në provincën e Peruxhias.

“Lojtarët janë në përfundim të kryerjes së analizave mjekësore te Spitali Amerikan, që është edhe sponsori i klubit. Ato do të përfundojnë datën 9, ndërkohë që në datë 10 do të nisemi në Itali”, – tha për Visport.al, zëdhënësi i klubit të kuq, Olsi Ranxhi.

Skuadra e drejtuar tashmë nga italani Mark Juliano do të qëndrojë në Itali deri në fund të muajit gusht.

“Për momentin është fiksuar vetëm miqësorja me Ternanën, e cila do të zhvillohet më datë 19 gusht, por po punohet edhe për ndeshje të tjera”, shtoi zëdhënësi i Partizanit.

Kjo nuk është hera e parë që 15-herë kampionët shkojnë në Itali, për të kryer fazën përgatitore verore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje