Napoli është duke menduar të blejë një mbrojtës të djathtë për t’i dhënë pak frymëmarrje Elseid Hysajt, i cili sezonin e kaluar luajti thuajse të gjitha ndeshjet në Europë dhe në kampionatin italian.
Diçka e tillë ia uli edhe pak rendimentin, por shqiptari ia doli të spikaste në ndeshje të rëndësishme.
Presidenti po mendon të afrojë një lojtar për krahun e djathtë, duke qenë se Maxho nuk ofron shumë siguri.
Mirëpo, këto lëvizje do të bëhen pasi të kenë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Nëse Napoli dështon të kualifikohet, atëherë ndoshta vetëm Hysaj mund të mjaftojë për në Serinë A dhe Maxho për në grupet e Ligës së Europës.