Klubi i Partizanit zyrtarizon ndeshjen miqësore ndaj Ternanës.
Përgjatë përgatitjeve që do të zhvillohen nga data 10 gusht në Kashia të Italisë, pjesë e axhendës së ekipit do të jetë edhe ky test miqësor ndaj Ternanës , skuadër e cila konkuron në Serinë B italiane.
Ndeshja do të luhet në datën 19 Gusht në stadiumin “Liberati” me një kapacitet prej 22 mijë vendesh.