Më në fund, skuadra gjirokastrite do të ketë stafin e saj të ri, që vjen nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Uruguaji.
Drejtusit e klubit kanë menduar për këtë zgjidhje dhe tani pritet vetëm zyrtrizimi i trajnerit dhe zëvendësit të tij.
Hebert Daniel Fernandez de Onofrio është emri i trajnerit të ri të Luftëtarit. 44-vjeçari i lindur në Montevideo vjen në Shqipëri bashkë me ndihmësin e tij Luis Curbelo.
Të dy kanë punuar te Hurracan.