Partizani, Genc Tomorri: Merkato nuk ka përfunduar, Çanin e donin të gjithë

7 Gusht 2017, 13:58Sport TEMA

Drejtuesi i Partizanit, Genc Tomorri, ne konferencen per shtyp gjate prezantimit te Edgar Çani u shpreh se merkato e te kuqve nuk eshte mbyllur ende.

Ai theksoi se Partizani ka bere blerje mjaft cilesore, ndersa sa i perket Çanit ai shtoi se ne drejtim te tij ka pasur shume oferta.

Merkato zyrtarisht përfundon më datën 31 Gusht , çka do të thotë se ne jemi duke punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit . Këtë vit do të jetë një kampionat i fortë , konkurenca është e madhe .

Ne kemi marrë më të mirët në këtë periudhë merkatoje . Çanin të gjithë trainerët do ta dëshironin ta kishin në ekip , por tashmë ai është me ne. Duhet të punojmë me sulmin në se duam gola”, u shpreh Genc Tomorri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje