Klubi i Luftëtarit e kishte paditur ish-trajnerin Mlladen Milinkoviç për mosrespektimin e kontratës me gjiroakstritët, ku ai firmosi për Kukësin.
Dje trajneri serb ishte në FSHF për këtë çështje, në një seancë pajtimi mes palëve, por secila ka mbajtur “llogoren” e saj dhe tashmë lufta është ashpërsuar.
Klubi gjirokastrit kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim për të lejuar më pas që trajneri Milinkoviç të regjistrohet si pjesë e Kukësit.
Tani çështja vazhdon në hapa të tjerë ligjorë dhe mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë.