Real Madrid ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës e cila u zhvillua ne Shkup.
Ne kete menyre skuadra spanjolle, fiton nje trofe mjaft te rendesishem.
Spanjollët shumicën e kohës e kanë dominuar këtë takim, duke treguar pse edhe janë kampionë të Evropës.
Golin e parë të takimit e shënoi Casemiro në minutën e 16’, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishte sërish Reali që shënoi për 2-0, me golin e spanjollit, Isco ne minuten e 52′.
Unitedi u përgjigj në minutën e 62’ me golin e Romelu Lukaku, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.
Real Madrid e nis shumë mirë sezonin e ri, duke fituar kupën e parë që në ndeshjen e parë.