Elis Bakaj arrin akordin me Kukësin

9 Gusht 2017, 12:30Sport TEMA

E ka vendosur tashmë se me cilën skuadër do të luajë sezonin e  ardhshëm sulmuesi Elis Bakaj, i cili kërkohej nga disa klube brenda dhe jashtë vendit.

Ai do të veshë fanellën e Kukësit, që duket se i ka plotësuar kushtet financiare, por edhe për faktin se është ekip me pretendime në Superiore.

Bakaj e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit kampion dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh. Elis Bakaj tentoi një tjetër aventurë jashtë vendit, por do të mbetet në Superiore, tashmë me kampionët, shkruan “VipSport”.

Sezonin e fundit luajti për Vllazninë. Kukësi fuqizon sulmin, pasi ka marrë edhe sulmuesin e Azerbajxhanit, Alijev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje