Zyrtare, Alban Hoxha rinovon dhe për tre vite me Partizanin

9 Gusht 2017, 12:58Sport TEMA

Klubi i Partizanit njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Alban Hoxhën.

Kapiteni, njëkohësisht edhe pjestar i ekipit tonë përfaqësues do të mbetet i kuq duke konfirmuar dëshirën për të udhëhequr skuadrën edhe për 3 vitet e ardhshme.

Palët kanë rinovuar së fundmi marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre deri në 2020.

Kapiteni Hoxha, pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit nga sezoni 2013 – 2014, është shndërruar në një lider dhe simbol për klubin dhe tifozerinë e kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje