Skuadra shkodrane bën afrimin e tretë zyrtar në merkaton e verës dhe është përsëri një mesfushor. Pas Edon Hasanit dhe Gilman Likës, një tjetër futbollist me shumë përvojë vjen te Vllaznia. Ai ka fituar titullin kampion me Skënderbeun në Superiore.
Nuredin Orelesi, një nga mesfushorët më të spikatur të Superiores vitet e fundit, tashmë vesh edhe fanellën e Vllaznisë, pas asaj të Dinamos dhe Skënderbeut.
Ka pasur edhe një aventurë në Ukrainë, por është kthyer sërish te korçarët.
Ajo që mbetet për t’u parë ka të bëjë me faktin se ku do t’i çojë trajneri Cungu kaq shumë mesfushorë qendre, pasi ka të gatshëm Tafilin, Bardullën, Hasanin dhe Krymin e Krujën, që pritet të zyrtarizohen.