Pas zyrtarizimit te Kukësi, sulmuesi kryeqytetas Elis Bakaj ka dhënë edhe prononcimin e parë si pjesë e ekipit kampion.
Ai ka theksuar se do të japë maksimumin në fushë dhe se do të luftojë fort në çdo ndeshje.
“Fjalët janë të tepërta dhe më mirë le t’ia lëmë fushës të tregojë gjithçka. Unë do të jap maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat e Kukësit gjatë sezonit të ri”, – theksoi mes të tjerash lojtari më i ri i kusianëve, i cili pritet të vihet mënjëherë nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç.