Klubi i Kukesit ka reaguar ne lidhje me “çeshtjen”, Enea Koliçi, per te cilin eshte perfolur se nuk ka arritur marrveshjen me kampionet e shqiperise.
Permes nje njoftimi klubi verilindor thekson se Koliçi pritet t’i bashkohet shpejt grupit, pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij.
“Portieri i Kukësit Enea Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin e Kukësit. “Gardiani” i portës kuksiane pritet t’i bashkohet shpejt grupit, pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij.
Presidenti Safet Gjici ka mirëkuptuar kërkesën e portierit për të pasur disa ditë më shumë pushime se pjesa tjetër e grupit. Lajmet që qarkullojnë në medie janë të pavërteta, pasi Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin”, thuhet e njoftimin e Kukesit.