Parashikimi i frikshëm: Robotët do të pushtojnë botën

11 Gusht 2017, 10:19Lifestyle TEMA

Antonio Garcia Martinez ka punuar si menaxher projektesh në gjigandin e medias sociale. Por ai thotë se është tmerruar nga përparimi i pamëshirshëm i teknologjisë.

Ai thotë se robotët do të kryejnë gjysmën e punëve që bëjnë njerëzit brenda 30 vitesh.

Kjo do provokojë revolta dhe konflikte të armatosura.

Prandaj ai e la punën dhe tashmë jeton në pyjet e Siatëllit me një armë për mbrojtje.

“Kam parë se si ka ndryshuar bota brenda dhjetë vitesh,” tha ai për BBC.

“Nëse bota do mbarojë, nuk ka shumë vende ku mund të fshihesh”.

“Mund të mos e besoni, por fundi po vjen, si një kamion pa shofer, që do shtypë këdo që i del përpara”.

“Nuk po e kuptoni se ka një garë mes teknologjisë dhe politikës, dhe teknologjia po fiton”.

“Ata do shkatërrojnë sistemin ekonomik dhe punësimin përpara se ne të reagojmë dhe të mendojmë për atë që po ndodh”.

Ky lajm vjen pas disa raportimeve se robotët e FB kanë krijuar një gjuhë komunikimi të veçantë mes tyre.

2 komente në “Parashikimi i frikshëm: Robotët do të pushtojnë botën”

  1. Katundari i qyteteruar says:

    Me mire te “pushtohet “bota nga robotet, se sa te vazhdoje keshtu me njerez si puna juaj gazetare “dru-me-pre”. Ku e keni bere shkollen per gazetari? Ju nuk e keni idene e punes se gazetarit dhe e keni mbushur rrjetin me lajme idiotesh si kjo e sipermja.
    Ju kujtoni se lexuesit jane aq injorante si puna e juaj dhe nuk arrine qe te dallojne nje lajm te mire nga nje jo te mire?
    Qenef gazetaresk!

  2. xhevit says:

    Po mor zoteri, ke te drejte, po kujt i thua, shpellareve, ata kane qene dhe jane robotet e ketij vendi per 100-ra vjet dhe nuk e kuptojne se cfare thua….!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje