Çiljeta ndahet nga kapiteni i Partizanit

12 Gusht 2017, 10:04Lifestyle TEMA
Çiljeta ndahet nga kapiteni i Partizanit

Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, ndoshta për faktin që ata kurrë nuk e pranuan.

Flasim për Çiljetën dhe Alban Hoxhën, dyshja simpatike që pak muaj më parë u fotografuan së bashku, duke konfirmuar atë që prej kohësh përflitej.

Megjithëse marrëdhënia mes tyre ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, duket se mes personazheve të njohur ka pasur një dashuri të fortë.

Edhe pse ditët e fundit diçka duhet të ketë ndodhur.

Nëse u hedhim një sy rrjeteve sociale të të dyve, ata kanë larguar edhe ato pak foto që kishin me njëri-tjetrin.

Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, Çili dhe Albani i kanë dhënë fund raportit të tyre, shkruan “Bluetooth”.

Shumë shpesh portieri i Partizanit dhe këngëtarja kanë pasur kontradikta me njëri-tjetrin, e duket se kanë vendosur të bëjnë pak pushim nga marrëdhënia e tyre nisur rreth një vit më parë.

Këngëtarja këtë periudhë pëlqen disa postime që të bëjnë të mendosh se ndihet vetëm.

Në njërin nga statuset e fundit që ka pëlqyer shkruhej: “Ai që gjithmonë kujdeset dhe mundohet t’i bëjë të tjerët të lumtur, është personi më i vetmuar”. Duke qenë se shumë shpesh marrëdhënia e tyre ka kaluar të tilla situata, ndoshta kjo ndarje mes tyre nuk është përfundimtare, por thjesht një sherr i momentit mes të dyve.

Dyshja simpatike ka nisur bashkëjetesën pak muaj më parë, ku bashkë me ta ishin edhe fëmijët e tyre. Kujtojmë që në ditëlindjen e Çiljetës, në shkurt, ishte e pranishme e gjithë familja e Albanit. Ndaj lidhja e tyre ka kohë që është konsoliduar dhe pëlqehej nga familja e të dyve.

2 komente në “Çiljeta ndahet nga kapiteni i Partizanit”

  1. xhevit says:

    Mos, Meroooooo…..!. Ky po qe eshte lajm…..mos mor aman, tani e gjeten dhe keta te ndahen….bo,bo c’na gjeti…..!

  2. ZAHO R says:

    Ciljeta duvet se po bashkohet me Henri Cilin kette here jo vetem per te sheruar UET por dhe Ardian Civicin meqe Henri i ka lene pa raga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje