Depueti i PDIU-së Aqif Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas prokurorisë deputetit i është prerë rruga nga kalimtari gjatë drejtimit të mjetit.
Deputeti i PDIU ka lënë ambientet e komisariatit nr.2 në Tiranë disa minuta më parë.
Nga hetimet paraprake të grupit të ekspertëve, deputeti rezulton se s’ka konsumuar shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë viktima ai që i ka prerë rrugën.
Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Rakipit, atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe për largimin nga vendi i ngjarjes.
Rakipi përplasi për vdekje një person në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.
54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.