Ditë feste në Kashia, një qyteze me 4000 banorë, atje ku është dhe rezidenca e përkohshme e Partizanit!
Trajneri Mark Juliano mbush sot 44 vjeç. Është lindur, më 12 gusht në Kozenca.
Sot, ai e feston për herë të parë me drejtuesit, stafin dhe lojtarët e Partizanit.
Legjenda futbollistike e Juventusit – ka fituar trofe në Itali dhe në kompeticione ndërkombëtare – shihet si trajneri që mund t’u rikthejë titullin e munguar prej 25-vjetësh të kuqve, qysh nga viti 1993, shkruan Vip Sport.
Partizani do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore: me Vastesen (17 gusht) dhe Ternanën (19 gusht).
Edhe vitin e kaluar, Partizani, por nën drejtimin e Adolfo Sormanit, zhvilloi fazën përgatitore në Itali, në Rizovondoli.