Përgatitjet në Itali, Herrera i bashkohet Partizanit

11 Gusht 2017, 20:07Sport TEMA

Ekipi i Partizanit nga sot ka filluar me ngarkesë të plotë përgatitjet në Kasha të Italisë.

Sot grupi i drejtuar nga traineri Mark Iuliano ka aplikuar dy seanca stërvitore.

Paradite në orën 10:00 lojtarët i janë nështruar testeve fizike.

Pasdite është aplikuar një séance e karakterit tekniko – taktik e shoqëruar edhe me një ndeshje kontrolli brenda grupit.

Me ekipin sot pasdite është bashkuar edhe Eric Herrera , duke plotësuar kontigjentin që po vijon përgatitjet në vendin fqinj.

Programi stërvitor do të vijojë me të njëjtin ritëm me dy seanca stërvitore në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje