Partizani udhëton drejt Italisë për fazën përgatitore

10 Gusht 2017, 15:43Sport TEMA

Partizani i është drejtuar sot Italisë vend në të cilin do të zhvilloj edhe fazën përgatitore.

“Grand Hotel Elite” në Kashia, do të jetë edhe rezidenca ku ekipi do të akomodohet nga sot deri në 31 gusht për të nisur përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik 2017 – 2018.

Sot pasdite është parashikuar të zhvillohet edhe një seancë stërvitore,e cila do të jetë edhe e para për trainerin Mark Iuliano në drejtimin e skuadrës.

Përgjatë fazës përgatitore pjesë e axhendës do të jetë edhe miqësorja ndaj Ternanës e programuar për tu luajtur në datën 19 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje