Koliçi rinovon me Kukësin, i lumtur për akordin

11 Gusht 2017, 15:13Sport TEMA

Edhe një sezon me Kukësin. Pas “luftës së ftohtë”, portieri Enea Koliçi është dorëzuar dhe sapo ka firmosur rinovimin. Në fakt, ka qenë i detyruar, sepse nuk mund të largohej, për shkak të kontratës. Koliçi do të jetë gati për trajnerin Milinkoviç.

Pas firmës, portieri u shpreh i kënaqur, siç shkruan faqja e klubit kampion: “Jam shumë i kënaqur, që rinovova me Kukësin. Më vjen mirë, që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin dhe presidentin Safet Gjici. Do të bëj maksimumin dhe do të punoj fort për plotësimin e objektivave. Dua të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm. Nuk kam biseduar ende me trajnerin Milinkoviç, por me Luftëtarin ka bërë mjaft mirë dhe jam i sigurt se dhe me Kukësin do të bëjë po aq mirë. I kam ndjekur zhvillimet në skuadër dhe mendoj se janë bërë disa afrime mjaft të mira”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje