Historia e pabesueshme: Ish-lojtari i famshëm i Barcelonës, në krye të bandës së frikshme të trafikut të drogës. Në rrjet edhe një këngëtar i njohur

10 Gusht 2017, 18:56Sport TEMA
Historia e pabesueshme: Ish-lojtari i famshëm i Barcelonës, në

Departamenti i shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një listë me 22 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe për lidhje me bandat kriminale, por e bujshme është se mes tyre figuron edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez.

38-vjeçari ishte ndër personat më të famshëm, të cilëve tanimë i ndalohet hyrja në SHBA, ku gjithashtu mund të arrestohen ose të merren në pyetje nëse bien në dorën e autoriteteve amerikane.

I njohur është edhe këngëtari Julion Alvarez, .

Ata bëjnë pjesë në dy kartelët e tmerrshëm meksikan “Sinaloa” dhe “Jalisco New Generation”.

Të gjithë të shpallur në kërkim…

Rafael Marquez, i cili ka shkuar vullnetarisht te autoritet meksikane për të sqaruar këtë çështje, ka pasur lidhje të ngushtë me Raul Flores Hernandez, i cili prej disa dekadash kërkohet nga autoritet amerikane dhe mbahet si një nga “kapot” e tregut të drogës.

Sipas provave të departamentit amerikan, Marquez ka hapur akademi sportive në Meksikë me parà që kanë prejardhje të pisët.

Qendërmbrojtësi ka fituar dy herë Champions League si pjesë e Barcelonës dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Monaco, Verona dhe New York Red Bulls.

Ai numëron plot 143 ndeshje me kombëtaren e Meksikës. Aktualisht, Marquez luan me klubin meksikan Atlas në Guadalajara.

1 komente në “Historia e pabesueshme: Ish-lojtari i famshëm i Barcelonës, në krye të bandës së frikshme të trafikut të drogës. Në rrjet edhe një këngëtar i njohur”

  1. Shqip says:

    Aman e se na plaset zorret ..cdo gje jeni te gatshem ta percillni ne opinion pa as me te paktin princip ..turp t keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje