Dalin biletat për Shkëndija-Milan, ja me sa euro mund ta blini një biletë

10 Gusht 2017, 16:08Sport TEMA

Shkëndija ka njoftuar se kanë dalë sot në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Milanit, në duelin e vlefshëm për fazën “Play Off”-it. Skuadra shqiptare do të luhet më 24 Shkup, ndërkohë që çmimet e biletave janë shumë të ulëta sipas njoftimit të vetë klubit.

Sipas një konvertimi të bërë nga portali ynë, rezulton se bileta më e lirë është 6.5 euro, ndërkohë që më e shtrenjta shkon në 16.2 euro.

Duke parë interesin e madh për ndeshjen e kthimit të “play off”-it të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup, është vendosur që biletat të dalin në treg që ditën e sotme.

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shohin idhujt e tyre në Shkup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje