U nda nga Alban Hoxha? Reagon Çiljeta: Takohem në gjyq me…

12 Gusht 2017, 17:24Lifestyle TEMA
U nda nga Alban Hoxha? Reagon Çiljeta: Takohem në gjyq me…

Sot në disa media qarkulloi lajmi për ndarjen e këngëtares Çiljeta Xhilaga, nga portieri i suksesshëm i “Partizanit” Alban Hoxha. Lajmi mori shkas nga fakti se ata nuk kanë publikuar materiale me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Në fakt këngëtarja dhe sportisti nuk kanë folur kurrë publikisht për një marrëdhënie midis tyre, ndonëse tashmë dihet që ata janë bashkë prej më shumë se një viti.

Në gjithë këto muaj histori, megjithë përpjekjet e tyre për ta ruajtur me fanatizëm dashurinë, Çiljeta dhe Albani janë fotografuar në disa raste publikisht, kujtojmë këtu fotot paparac ku u kapën sëbashku, apo edhe darka e ditëlindjes së Çiljetës.

E kontaktuar nga “revistawho.com” Çiljeta u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë lidhur me këtë histori. Madje ajo zbuloi se ka vendosur t’i drejtohet gjykatës kundër mediave që sajojnë shpifje në emrin e saj.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, – përfundoi ajo./revistawho/

3 komente në “U nda nga Alban Hoxha? Reagon Çiljeta: Takohem në gjyq me…”

  1. ZAHO R says:

    Po mire moj Ciljeta pse do te paditesh gazetaret pse pallohesh me portierin e Partizait, app nuk i ka dienen regen Demi koeja e nuk del dot ne pazar. Shih andej nag UET mos del ndonje bisim rector?

  2. lloqelloqe says:

    “…kam vendosur t’i ndjek ne rruge ligjore te gjithe ata qe kane shpikur…” E di kjo qe shpikja nuk eshte aktivitet ilegal?
    Besoj qe niveli arsimor i shume “VIP”-ave shqiptar eshte jo me shume se klasa e peste. Ndersa niveli kulturor eshte i shtrire pertok.
    Fatkeqesia eshte qe saktesia ne shprehje ne shqiperi nuk njihet e as nuk kerkohet.
    Shpikje perdoret per shpifje – dhe e anasjellta
    Aksident perdoret per incident – dhe e anasjellta
    Pershkoi perdoret per pershkroi – dhe e anasjellta
    Perfekt perdoret per prefekt – dhe e anasjellta
    Mundet/lejohet perdoret per ka te drejte – dhe e anasjellta
    Popull i çartallosur qe llomotit e flet rremuje. Pyet rremuje, merr pergjegje rremuje e vazhdon ne shekuj i turrbullt e rrumpalle.

  3. perkthyesi says:

    Ky eshte nje lajm i trishtueshem! Medet, si do i a bejme qe te shpetojme. Gazetat duhet ti kushtojne vemendje me te madhe ketij lajmi, pasi populli pret me padurim zgjidhje…………..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje