FOTO/ Formacionet zyrtare të D.Zagreb-Skënderbeu, surprizon Daja

17 Gusht 2017, 18:03Sport TEMA
FOTO/ Formacionet zyrtare të D.Zagreb-Skënderbeu, surprizon Daja

Skënderbeu ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit në Europa League. Skuadra korçare do të zbresë në fushë nga minuta e parë me sulmuesin e ardhur disa ditë më parë, Ali Sowe.

Trajneri Daja i ka besuar që në ndeshjen e parë duke lënë në stolin e rezervave Xhejms dhe Plakun. Pas Sowe do të luajnë Latifi dhe Gavazaj, ndërkohë që Lilaj dhe Nimaga do të kenë frenat e mesfushës.

Në krahun tjetër Dinamo e Zagrebit do të luajë që nga minuta e parë me Ante Çoriç, lojtari më i rrezikshëm për kroatët. Ai ka arritur që të rikuperohet dhe do të jetë gati nga minuta e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje