Presidenti i Shkëndijës inkurajon skuadrën para ndeshjes me Milanin

17 Gusht 2017, 13:56Sport TEMA

Para ndeshjes me Milanin, pronari i Ecologut, Lazim Destani ka takuar skuadrën e Shkëndijës, tashmë në Milan, ku nga Dyzeldorfi arriti me aeroplan personal. Ai i inkurajuar futbollistët para ndeshjes me skuadrën e Milanit, raporton Zëri.

Me këtë rast, Lazim Destani në mënyrë të veçantë ka takuar trajnerin Qatip Osmani dhe kapitenin Ferhan Hasani me të cilët gjithashtu ka shkëmbyer mendime duke shprehur besimin dhe bindjen e tij se Shkëndija është gati për këtë sfidë.

Lazim Destani gjithashtu e ka vizituar skuadrën edhe gjatë stërvitjes në stadiumin “San Siro”. “Nga tribunat e këtij stadiumi nesër do t’ju ndjekin shumë shqiptarë, ata të gjithë e presin me padurim daljen tuaj në këtë fushë. Dhe akoma më shumë do t’ju ndjekin nga larg nëpër ekranet televizive”, ka thënë ndër të tjera Destani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje