Partizani mbyll javën e parë të përgatitjeve në Itali

16 Gusht 2017, 21:47Sport TEMA

Me dy seancat e sotme, zhvilluar paradite në orën 10:00 dhe pasdite në 17:00,skuadra mbyll javën e parë të përgatitjeve në vendin fqinj Itali.

Në drejtimin e trainerit Iuliano dhe stafit, grupi i lojtarëve ka aplikuar edhe përgjatë ditës së sotme stërvitje taktike .

Të enjten traineri Iuliano do të zhvilloj vetëm një seancë , pasi pasdreke ekipi do të udhëtoj drejt qytetit të Vastos për të luajtur ndeshjen miqësore ndaj skuadrës vendase Vastese Calcio.

Takimi do të luhet në stadiumin “Aragona” që disponon një kapacitet prej 5 374 vendesh në orën 20:30 dhe do të shënoj edhe debutimin e trainerit Mark Iuliano në krye të 15-të herë kampionëve të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje