Mbrojtësi shkodran largohet nga ekipi i Partizanit

15 Gusht 2017, 17:32Sport TEMA

Esin Hakaj është larguar zyrtarisht nga ekipi i Partizanit. Mbrojtësi shkodran pritet të jetë pjesë e Teutës së Durrësit në sezonin e ri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, Hakaj falendëron drejtuesit dhe tifozët e kuq, duke iu uruar suksese në sezonin e ri.

“Përshëndetje. Sot zyrtarisht nuk jam më një lojtar i Partizanit. Më vjen keq që nuk mu dha mundësia e duhur të kontribuoj për ekipin, por gjithsesi dua të falendëroj drejtuesit dhe në veçanti presidentin Gaz Demi, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. I uroj suksese ekipit të Partizanit.Faleminderit.” – shkruan Hakaj në postimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje