Ndodh / Firmosi para pak ditësh, Orelesi kërkon prishjen e kontratës

14 Gusht 2017, 21:58Sport TEMA

Amatorizmi nuk njeh limite në Kampionatin Shqiptar e Vllaznia bëhet pjesë e tij. Afrimi i tretë në këtë merkato të verës, Nuredin Orelesi, ka kërkuar prishjen e kontratës me ekipin shkodran. Burime të sigurta bëjnë me dije se lojtari dëshiron të provohet tek një ekip në Egjipt.

Ndërkohë, në lidhje me këtë kërkesë të lojtarit përgjigjia e drejtuesve të Vllaznisë natyrisht që ka qënë negative dhe ai nuk do të lëviz. Të paktën deri në Janar, pasi nëse lojtari do të vijojë me të njëjtën kërkesë, atëherë largimi i tij do të ishte i pashmangshëm.

Një veprim i turpshëm ky nga ana e ish-mesfushorit të Skendërbeut. Pasi, për të afruar atë në skuadër, shkodranët sakrifikuan mbrojtësin boshnjak Popovac, duke e larguar nga prova që ishte tek kuqeblutë. Popovac ishte pranë firmës, por nënshkrimi i kontratës me Orelesin ndryshoi gjithçka. /ShkodraNews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje