Cristiano Ronaldo është dënuar me 5 ndeshje pezullim për kartonin e kuq dhe për shtyrjen që bëri ndaj gjyqtarit.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Barcelonës, pak minuta pasi shënoi golin e epërsisë. Sikurse nuk i mjaftoi ky ndëshkim portugezit që i nervozuar shtyri gjyqtarin.
“Pika e parë, Lojtari suspendohet me një ndeshje pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, një kur zhveshi fanellën dhe një për simulim dhe gjobitet me 800 euro, klubi 350”
“Pika e dytë, Ronaldo është suspenduar edhe për katër ndeshje tjera për shkeljen e artikullit 96 të kodit disiplinor dhe do të gjobitet me 3005 euro, derisa klubi 1400”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit Spanjoll.
Asgjë nuk bëri. Për 1/10 tën e asaj që bëri portieri i Realit nga ai arbitër qartësisht i njëanshëm, Barcelonës ju dha penalltia, kurse Ronaldos për kontakt të qartë në zonë, jo vetëm nuk i jepet penalltia, por dënohet nga arbitri për simulim, i jepet edhe një e verdhë fjetër dhe del jashtë. E shtyti arbitrin me përbuzje, ky është fakt, por gjykoj se qënka vërtetë djalë i mirë që bëri aq pak.pasi në atë situatë që vetë arbitri krijoi një lojtar mund të bënte një gabim shumë më të rëndë. Pesë ndeshje janë shumë, jo për Ronaldon, por për ne tifozët e Realit është një goditje e rëndë që nuk do e shohim.
Si gjithnji faborizohen cecenet. Ne fillim penallti e pamerituar dhe me vone karton i kuq per Ronaldon.