Lazio është fituese e Superkupës së Italisë për vitin 2017 pasi e mposhti me rezultatin 3-2 Juventusin në “Olimpico” ku minutat e fundit ishin një dramë e vërtetë.
Nje nisje mjaft e mire per bardheklaterit qe e nisin sezonin ne menyren me te mire te mundshme duke fituar nje trofe te rendesishem.
Heroi i Lazios ishte sulmuesi, Ciro Immobile, që shënoi dy golat. Fillimisht nga penaltia në atë të 32’të, e më pas edhe në atë të 54’.
Juve u kthye furishëm duke shënuar dy gola përmes Paulo Dybalas, ne minutat e fundit te ndeshjes ne te 85’ dhe 90’.
Por në minutën e fundit shtesë, shënoi Alessandro Murgia për rezultatin përfundimtar 2-3, duke fituar kështu Lazio Superkupën e Italisë.
Ne kete takim u aktivizua qe nga minuta e pare ne porte gardiani kuqezi Thoma Strakosha qe beri nje paraqitje te mire.