Kampionët e "Premier League" e nisin me humbje kampionatin

12 Gusht 2017, 18:14Sport TEMA

Kampionë e Premierligës, Chelsea, e ka nisur me humbje sezonin e ri pasi është mposhtur me rezultatin 3-2 nga Burnley ne stadiumin e tyre “Stamford Bridge”.

Ndeshja shkoi qe ne start ne favor te miqve kur në minutën e 14’të, kapiteni Gary Cahill u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Pas këtij rasti, Burnely arriti të shënojë tre gola në pjesën e parë me Sam Vokes qe shenoi jje dopiete si dhe Stephen Ward qe shënuan për Burnley, duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë.

Në pjesën e dytë, Chelsea bëri diçka më shumë me një lojtar më pak, duke shënuar fillimisht gol përmes Alvaro Moratas , që debutoi në Premieligë.

Pak minuta më vonë, në atë të 81’të, edhe Cesc Fabregas u ndëshkua me të kuq duke mbetur me dy lojtarë më pak në fushë, por vendasit arriten qe te shenonin dhe golin e dytë me David Luiz për rezultatin përfundimtar 2-3.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje