Arrihet akordi, Rey Manaj pranë kalimit në Spanjë

13 Gusht 2017, 15:50Sport TEMA

E ardhmja e Rey Manajt është gjithmonë e më e lidhur me Spanjën. Sipas mediave italiane, ai është shumë pranë transferimit te Granada në Segunda Division.

Drejtuesit e klubit andaluzian kanë arritur marrëveshjen me Interin që zotëron e kartonin e lojtarit, për të huazuar për 1 sezon sulmuesin shqiptar. “Corriere Dello Sport” raporton se në marrëveshjen mes Interit dhe Granadës do të përfshihet edhe e drejta e blerjes së 20-vjecarit nga ana e klubit spanjoll në përfundim të sezonit.

Manaj ka luajtur në dy skuadra të ndryshme në formë huazimi sezonin e kaluar, te Pescara në Serinë A dhe Pisa në Serinë B, por nuk rezultuan shumë të suksesshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje