Skuadra e Partizanit vijon përgatitjet me ngarkesë të plotë duke zhvilluar dy seanca në ditë, paradite në orën 10:00 dhe pasdite në orën 17:00 .
Ekipi po stërvitet në temperatura optimale atmosferike në Kasha, ndërkohë që seanca e paradites është shoqëruar edhe me reshje shiu.
Testet fizike dhe ndeshje brenda grupit kanë shoqëruar edhe përgatitjet e sotme.
Normalisht me grupin është përgatitur edhe Eric Herrera, përforcimi më i fundit i merkatos, që është vënë nën urdhrat e trainerit Mark Iuliano.
Programi stërvitor do të vijojë edhe të dielën me dy seanca stërvitore në ditë.