Një gjyqtar shqiptar për Milan-Shkëndija, ja dhe “bilbili” i Skënderbeut!

14 Gusht 2017, 15:47Sport TEMA

Në ndeshjen mes Milanit dhe Shkëndijën së Tetovës, do të jetë edhe një gjyqtar shqiptar.

Sokol Jareci, vëzhgues i FIFA-s, do të jetë ai që do të vërë notën për treshen e gjyqtarëve austriakë, të kryesuar nga Harald Lechner.

Kujtojmë që edhe në ndeshjen e parë të Milanit në Europë, atë me Craiova në Rumani, në rolin e vëzhguesit ishte një tjetër shqiptar, Plarent Kotherja.

Ndërkohë, drejtësinë në ndeshjen e Skënderbeut në Zagreb me Dinamon vendëse do ta vërë një gjyqtar nga Letonia, Andris Treimanis, i cili ka rreth 6 vite përvojë si gjyqtar i FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje