Neymar debuton në mënyrë spektakolare, gol dhe asist me PSG-në

13 Gusht 2017, 23:27Sport TEMA

Paris Saint Germaini ka mposhtur me shifrat 3-0 skuadrën e Guingamp, falë paraqitjes mbresëlënëse të Neymar, që në debutim shënoi gol dhe asistoi për një tjetër.

Transferimi rekord nga Barcelona, për 222 milionë euro, bëri dallim në këtë mbrëmje duke dhuruar spektakël.

Fillimisht Neymar mori pjesë në aksion në golin e parë, që e shënoi autogol Jordan Ikoko, 52’.

Në minutën e 62’të Neymar tregoi sërish klasin e tij, duke bërë një asist të mrekullueshëm për Edinson Cavani, që nuk e pati të vështirë të shënojë për 2-0.

Në këtë mbrëmje, që ishte ndeshja e parë me fanellën e PSG-së, nuk kishte se si të mungonte në listën e golashënuesve edhe Neymar, që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 82’të.

Kështu, Neymar e nisi për mrekulli aventurën te PSG-ja, aty ku synon të fitojë gjithçka që është e mundur që një ditë të fitojë edhe “Topin e Artë”, synim që tashmë e ka pranuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje