Real Madridi ka fituar betejën e parë në Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Barcelonën me rezultatin 3-1 në “Camp Nou”, në një ndeshje ku pati gjithçka, spektakël, polemika, gola dhe karton të kuq.
Ronaldo ishte protagonisti kryesor i “El Clasicos” së parë për Superkupën e Spanjës.
Hyri në lojë në minutën e 58’të, shënoi gol të bukur në atë të 80’të, dhe u përjashtua me të kuq në minutën e 82’të ku nuk do të luajë në sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu” të mërkurën.
Golat tjerë për Realin i shënuan Marco Asensio dhe autogol Pique, ndersa për Barcelonën shënoi Leo Messi nga penaltia.