FOTO/ Rashica, në formacionin e javës në Holandë

14 Gusht 2017, 17:41Sport TEMA
FOTO/ Rashica, në formacionin e javës në Holandë

Goli dhe asisti në fitoren bindëse 4-1 të Viteses ndaj NAC Breda në kampionatin holandez i siguruan Milot Rashicës një vend në formacionin e javës së parë të Eredivisie (Kategoria Superiore).

Sulmuesi i talentuar i Viteses u vlerësua me notën e lartë, 8, dhe meritoi të ishte në “Top-11”.

Në repartin sulmues ishin edhe Matavac (nota 7.5) i Viteses dhe Lozano (7.5) i PSV Eindhoven.

Nga Vitese ishin edhe mbrojtësi Bëtener dhe mesfushori Foor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje